E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiGrusht ndaj kapitenit të ekipit kundërshtar, dënim shembullor për portierin në Spanjë

Grusht ndaj kapitenit të ekipit kundërshtar, dënim shembullor për portierin në Spanjë

Real Zaragoza do të duhet të përfundojë sezonin pa portierin e tyre titullar. Esteban Andrada është pezulluar me 13 ndeshje, pas goditjes me grusht ndaj kapitenit të Huesca-s, Jorge Pulido. Komisioni i Disiplinës i Federatës Spanjolle vendosi që të pezullonte lojtarin për 12 ndeshje. Incidenti ndodhi pasi lojtari kishte marrë tashmë kartonin e dytë të […]

Real Zaragoza do të duhet të përfundojë sezonin pa portierin e tyre titullar. Esteban Andrada është pezulluar me 13 ndeshje, pas goditjes me grusht ndaj kapitenit të Huesca-s, Jorge Pulido. Komisioni i Disiplinës i Federatës Spanjolle vendosi që të pezullonte lojtarin për 12 ndeshje.

Incidenti ndodhi pasi lojtari kishte marrë tashmë kartonin e dytë të verdhë për shtyrjen e Pulidos, me Andradan që humbi plotësisht qetësinë.

Teksa po largohej nga fusha pas kartonit të kuq, portieri argjentinas iu afrua Pulidos dhe e goditi në fytyrë, çka solli përplasje mes dy skuadrave.

Sipas raportit zyrtar të ndeshjes, goditja ishte e fortë dhe i shkaktoi Pulidos një hematomë në mollëzën e majtë, duke e rrëzuar në tokë.

Lini një koment