E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaPërshkallëzohen tensionet dhe dhuna në Bregun Perëndimor, OKB-ja ngre alarmin

Përshkallëzohen tensionet dhe dhuna në Bregun Perëndimor, OKB-ja ngre alarmin

OKB-ja shprehu shqetësim të mërkurën për përshkallëzimin e tensioneve dhe dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e përshkruar situatën si "të

OKB-ja shprehu shqetësim të mërkurën për përshkallëzimin e tensioneve dhe dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e përshkruar situatën si “të patolerueshme”.

“Dua gjithashtu t’ju them se ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet e fundit në Bregun Perëndimor, qofshin ato sulme të kolonëve izraelitë apo operacione të sigurisë izraelite”, u tha gazetarëve zëdhënësi Stephane Dujarric.

“Situata në Bregun Perëndimor nuk është vetëm shqetësuese, por edhe e patolerueshme”, shtoi Dujarric.

Ai theksoi se aktivitete të tilla bien ndesh me detyrimet e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me “praninë e tij të vazhdueshme të paligjshme” në territorin e pushtuar palestinez.

“Ata gjithashtu minojnë Autoritetin Palestinez”, shtoi ai.

Komentet e tij erdhën pasi Izraeli miratoi të mërkurën ndërtimin e 126 njësive të paligjshme të vendbanimeve në Jenin në Bregun Perëndimor verior.

Lini një koment