Tuesday, 8 September 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosovePrishtina vazhdon marshimin në Superligë, triumfon 4:1 ndaj Drenicës

Prishtina vazhdon marshimin në Superligë, triumfon 4:1 ndaj Drenicës





September 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30

September 8, 2026

Prishtina vazhdon marshimin në Superligë, triumfon 4:1 ndaj Drenicës


Prishtina po kalon në një formë të jashtëzakonshme në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Bardhekaltrit kanë regjistruar fitoren e katërt radhazi në kampionat, pasi të martën pasdite në stadiumin “Bajram Aliu” e mposhtën bindshëm Drenicën me rezultat 4:1, në kuadër të xhiros së pestë.

Skuadra kryeqytetase e nisi furishëm takimin dhe kaloi në epërsi qysh në minutën e pestë, kur Kastriot Selmani realizoi për 1:0.

Drenica nuk u dorëzua dhe arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 40-të. Shkëlzen Lushtaku ishte autor i golit për 1:1.

Megjithatë, Prishtina e nisi pjesën e dytë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në minutën e 51-të, Diar Halili shënoi për 2:1.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Assane Diatta u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e çuar epërsinë e Prishtinës në 3:1.

Fitoren e thellë të Prishtinës e vulosi Ardian Hasani, i cili shënoi në minutën e 86-të për rezultatin përfundimtar 4:1.

Me këtë fitore, Prishtina ka grumbulluar 12 pikë, ndërsa ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Drenica, në anën tjetër, mbetet me tri pikë pas pesë ndeshjeve, me dy humbje dhe tri barazime.

Leave a Reply

Lini një koment