E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Gonxhja në Zyrih në “Safe Heaven Forum”: Shqipëria, destinacion i sigurt për investime

Gonxhja në Zyrih në “Safe Heaven Forum”: Shqipëria, destinacion i sigurt për investime

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka marrë pjesë në “Safe Heaven Forum”, zhvilluar në Zyrih.

Përmes një video-mesazhi, ministri njofton se në fokus të diskutimeve ishin perspektivat globale të realitetit ekonomik, investimet dhe masat ndaj risqeve.

Po ashtu, gjatë forumit ministri njofton se u diskutua gjithashtu për portofolet e investimeve dhe identitetin digjital, ndërsa u trajtuan edhe mundësitë dhe sfidat që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e kapitaleve e talenteve.

Sipas ministrit Gonxhja, Shqipëria, përmes politikave dhe avantazheve të saj strategjike, po riformëson qasjen konkurruese për tërheqjen e investimeve dhe talenteve.

Një diskutim me rëndësi për pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion i sigurt, si një treg ambicioz për investime cilësore dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Zyrih, me ftesë të Fondacionit Besa, në fillim për një mbrëmje kushtuar potencialit të Shqipërisë si një destinacion kulturor e turistik, me fokus tek investimet në projekte që ndërthurin trashëgiminë shpirtërore, duke promovuar njëkohësisht identitetin dhe vokacionin europian të vendit tonë. Ditën tjetër në Safe Heaven Forum, ku u fol për perspektivat globale të realitetit ekonomik, investimet dhe masat ndaj risqeve, portofolet dhe identitetin digjital, ku edhe Shqipëria me politikat dhe avantazhet strategjike po riformëson qasjen konkurrente për tërheqjen e kapitaleve dhe talenteve. Një diskutim me rëndësi për pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion i sigurt, si një treg ambicioz për investime cilësore dhe zhvillim të qëndrueshëm”, shprehet ministri.

Lini një koment