E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Britanikët të kthehen në shtëpi, por duhet të presin se janë pas nesh”- Rama batuta nga Brukseli: I inkurajoj të luf

“Britanikët të kthehen në shtëpi, por duhet të presin se janë pas nesh”- Rama batuta nga Brukseli: I inkurajoj të luf

Kryeministri Edi Rama foli në EuroNews Enlargement Summit në intervistë me Maria Tadeo mbi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe sfidat e së ardhmes.

Në fund të intervistës, Rama la një koment edhe për britanikët, ku theksoi se duhet të kthehen në shtëpi-Bashkimin Europian dhe se për herë të parë duhet të presin, pasi shqiptarët janë përpara tyre.

“Britanikët duhet të presin, janë pas nesh. Të jesh përpara britanikëve më në fund, pas mijëra vitesh që ishin në krye, tani duhet të rrinë pas. Shqiptarët do të përshëndesin çdo arritje të tyre. I inkurajojmë të luftojnë krimin e organizuar, të kenë kurajë dhe të kthehen në shtëpi, sepse nuk po kalojnë mirë në mes të oqeanit. Është shaka! Duhet të jeni në BE dhe kudo doni ju.”

Lini një koment