E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Bardhi zbardh takimin me të Ngarkuarën e SHBA në Tiranë Nancy VanHorn

Bardhi zbardh takimin me të Ngarkuarën e SHBA në Tiranë Nancy VanHorn

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn.

Takimi u zhvillua në nisje të sesionit të ri parlamentar. Përmes një njoftimi për shtyp, Bardhi bëri të ditur se me përfaqësuesen e Ambasadës amerikane diskutoi mbi aktualitetin e axhendës së Kuvendit, prioritetet e sesionit të ri dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Bardhi vlerësoi rolin e SHBA-së si një aleat strategjik dhe të çmuar për Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë”, shprehet Bardhi në njoftimin e tij.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së theksoi gjithashtu se Shqipëria dhe SHBA-ja qëndrojnë së bashku si aleatë në NATO dhe se mbetet e nevojshme vijimi i forcimit të partneritetit mes dy vendeve.

Takimi vjen në një moment kur Kuvendi ka nisur sesionin e ri parlamentar, ndërsa marrëdhëniet me partnerët strategjikë vijojnë të jenë pjesë e axhendës politike shqiptare.

Lini një koment