Monday, 30 March 2026
54°F Detroit
BallinaSportiNBA/ Toronto mund Orlando-n, rezultati i pjesshëm 31-0 është rekord për kampionatin

NBA/ Toronto mund Orlando-n, rezultati i pjesshëm 31-0 është rekord për kampionatin

Në periodën e parë të takimit mes Toronto Raptors dhe Orlando Magic skuadra kanadeze arriti që të vendoste një rekord të ri në NBA duke shënuar rrezultatin e pjeshshëm 31-0.

Statistika të tilla kurrë nuk ishin regjistruar më parë në NBA që nga sezoni 1997-98, kur edhe nisi grumbullimi i të dhënave për të gjitha ndeshjet kosh pas koshi.

Rekordi i ekipit kanadez nisi në 5:30 minutat e fundit të periodës së parë dhe përfundoi 9:42 nga fundi i të dytës.

Në këtë hark kohor skuadra e Raptors shënoi 31 kosha radhazi ndërsa miqtë nga Orlando dështuan që të finalizonon me sukses të gjitha sulmet e tyre. Magic humbën ndeshjen me shifrat 139-87 ndërsa gjatë takimit shkuan edhe 56 pikë më pak se rivalët e tyre.

The post NBA/ Toronto mund Orlando-n, rezultati i pjesshëm 31-0 është rekord për kampionatin appeared first on RTSH.

Lini një koment