Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaGjini takon të ngarkuarën me Punë të SHBA-së: Nuk do të lejojmë cenimin e të arriturave të Kosovës

Gjini takon të ngarkuarën me Punë të SHBA-së: Nuk do të lejojmë cenimin e të arriturave të Kosovës

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjini ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas tij, ai e ka njoftuar Prattipatin për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin e kësaj partie për mbrojtjen e interesit të shtetit dhe demokracisë.

“Në këtë kohë sfidash, Aleanca e konsideron përgjegjësi të mos lejojë cenimin e të arriturave të Kosovës dhe asnjë hap prapa në rrugën e saj euroatlantike”, ka deklaruar Gjini.

Kreu i Aleancës ka falënderuar Prattipatin për rolin e saj aktiv, si dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në proceset që po kalon vendi.

Takimi vjen në një kohë kur Kosova po përballet me zhvillime të ndërlikuara politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit./Telegrafi/

Lini një koment