Trump takohet të hënën me kryebashkiakun Mamdani në Gracie Mansion, një ditë para fjalimit në OKB
Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet të hënën me kryebashkiakun e Nju Jorkut, Zohran Mamdani, në Gracie Mansion, një ditë përpara seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Takimi do të zhvillohet në Gracie Mansion, rezidenca zyrtare e kryebashkiakut të Nju Jorkut në Manhattan, dhe u njoftua të dielën nga zyra e kryebashkiakut Mamdani, sipas një raportimi të CNN.
Kjo do të jetë hera e tretë që dy udhëheqësit takohen ballë për ballë. Takimi i parë u zhvillua në Zyrën Ovale në nëntor të vitit 2025, menjëherë pas zgjedhjes së Mamdani-t si kryebashkiak i Nju Jorkut, ndërsa i dyti në muajin shkurt.
Edhe pse Trump e ka quajtur në të kaluarën Mamdani-n “komunisti im i vogël”, toni ndryshoi pas takimit të parë: presidenti amerikan e përshkroi kryebashkiakun si “një person shumë racional”.
Gjatë takimit të shkurtit, Mamdani kërkoi lirimin e studentes së Universitetit Columbia, Elmina Aghayeva, e ndaluar nga agjentët e emigracionit. Trump më vonë e informoi kryebashkiakun se studentja do të lirohej.
Vizitat e presidentëve amerikanë në Gracie Mansion janë të rralla — vizita e fundit e këtij lloji ishte ajo e Ronald Reagan te kryebashkiaku Ed Koch.
Takimi vjen ditë përpara fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të enjten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Mamdani ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në protestat kundër Netanyahu-s.
Burimi: CNN