Monday, 14 September 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveZhegrova reagon pas dy golave me Juventusin: Për të ardhur keq që nuk sollën fitore

Zhegrova reagon pas dy golave me Juventusin: Për të ardhur keq që nuk sollën fitore





September 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30

September 14, 2026

Zhegrova reagon pas dy golave me Juventusin: Për të ardhur keq që nuk sollën fitore


Edon Zhegrova ka reaguar pas një mbrëmjeje të veçantë me fanellën e Juventusit, duke shënuar dy golat e tij të parë për klubin italian.

Sulmuesi kosovar realizoi dy herë në pjesën e dytë ndaj Sassuolos, por golat e tij nuk ishin të mjaftueshëm për Juventusin, që në fund u mposht 3:2.

Zhegrova, i cili u inkuadrua në minutën e 60-të, shënoi për 1:1 në minutën e 82-të dhe për 2:2 në minutën e 91-të. Sassuolo më pas realizoi golin e fitores në minutën e 94-t.

Pas ndeshjes, 26-vjeçari ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke shprehur keqardhjen që dy golat e tij nuk i sollën pikë Juventusit.

“Për të ardhur keq që golat e mi nuk sollën fitore, por ne vazhdojmë edhe më tutje”, ka shkruar Zhegrova.

Ai ka veçuar edhe rëndësinë personale të këtyre golave, duke treguar se kishte pritur gjatë për të realizuar për herë të parë me Juventusin.

“Kam qenë duke e pritur këtë moment për të shënuar për këtë klub”, ka shtuar ylli i Kosovës.

Leave a Reply

Lini një koment