Monday, 14 September 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveSpalletti për Zhegrovën: Nëse luan lojë sulmuese, është lojtar i jashtëzakonshëm

Spalletti për Zhegrovën: Nëse luan lojë sulmuese, është lojtar i jashtëzakonshëm





September 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30

September 14, 2026

Spalletti për Zhegrovën: Nëse luan lojë sulmuese, është lojtar i jashtëzakonshëm


Edon Zhegrova ka shënuar dy golat e parë me fanellën e Juventusit, por paraqitja e tij nuk ishte e mjaftueshme që “Zonja e Vjetër” të shmangte humbjen.

Juventusi u mposht 3:2 nga Sassuolo të dielën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së katërt të Serie A, në një takim dramatik që u vendos në minutat shtesë.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të dhe ishte vendimtar për Juventusin në fazën ofensive. Fillimisht, kosovari barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 82-të, ndërsa në minutën e 91-të realizoi edhe golin e dytë personal për 2:2.

Juventusi më pas u hodh në kërkim të fitores, duke dërguar shumë lojtarë në fazën e sulmit. Por një kundërsulm i Sassuolos në minutën e 94-t solli golin e fitores për vendasit.

Portieri i Kosovës, Aro Muriq, ishte ndër protagonistët e Sassuolos në këtë fitore.

Pas ndeshjes, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, foli edhe për paraqitjen e Zhegrovës, duke veçuar cilësitë e tij në lojën një kundër një, por edhe aspektin ku duhet të përmirësohet.

“Ai bëhet i pandalshëm dhe i paparashikueshëm kur krijon situata ‘një kundër një’ në hapësira të ngushta”, ka thënë Spalletti, sipas “Tuttosport”.

Trajneri italian ka theksuar se Zhegrovës i mungon ende kontributi i duhur në fazën defanzive.

“Sigurisht, mund të humbë ndonjë top të lehtë dhe i mungon cilësia mbrojtëse për t’u kthyer prapa në krah. Por, nëse luan lojë sulmuese, ai është lojtar i jashtëzakonshëm”, ka shtuar Spalletti.

Për Zhegrovën, dy golat erdhën pas një vere të vështirë, gjatë së cilës e ardhmja e tij te Juventusi ishte vënë vazhdimisht në pikëpyetje. Për javë të tëra u raportua për një largim të mundshëm të tij, ndërsa më pas klubi e la jashtë listës së lojtarëve për garat evropiane.

Megjithatë, ndaj Sassuolos ai shfrytëzoi minutat e dhëna nga Spalletti në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar dy herë dhe duke treguar se mund të jetë një alternativë e rëndësishme në fazën ofensive të Juventusit.

Leave a Reply

Lini një koment