Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaJeton Zulfaj riemërohet Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian

Jeton Zulfaj riemërohet Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka riemëruar Jeton Zulfajn në pozitën e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit, Kryenegociatori do të jetë përgjegjës për të gjitha çështjet që ndërlidhen me procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Emërimi i Zulfajt vjen në kuadër të angazhimeve institucionale të Kosovës për avancimin e procesit të integrimit evropian dhe koordinimin e çështjeve që lidhen me marrëdhëniet me BE-në.

Në këtë pozitë, Kryenegociatori pritet të ketë rol qendror në koordinimin dhe përfaqësimin e Kosovës në proceset që lidhen me rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Lini një koment