Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

Një 52-vjeçar, i identifikuar si Elton Shllaku, me profesion avokat, është plagosur me armë zjarri në dorë pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Policia bën me dije se autori i dyshuar për ngjarjen është Fatmir Ferhati, 61-vjeç.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrollet për kapjen e autorit, teksa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shllaku mësohet se ka plagë në dorë, pa rrezik jete.

Nuk dihet nëse shkak për këtë ngjarje është bërë puna e avokatit, apo ka pasur një konflikt për motive të tjera.

Lini një koment