Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje për hallet e qytetarëve në orën 17:00 në të

“Prania Besnike” rikthehet sot, Rama ndan lajmin: Dëgjesa dhe përgjigje për hallet e qytetarëve në orën 17:00 në të

Dëgjesat me qytetarët për problematikat e tyre, nismë e qeverisë e njohur si ‘Prania Besnike’, vijon sërish pasditen e sotme suipas kalendarit të përcaktuar (çdo të premte).

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një njoftim se takimet zhvillohen në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë.

Kujtojmë që javën e kaluar, kryeministri nuk mori pjesë në ndonjë prej takimeve pasi ndodhej në Asamblenë e OKB-së në SHBA.

“Mirëmëngjes, dhe me të premten e Pranisë Besnike, që sot vijon në orën 17.00 në të gjithë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Mekanizmi i ri komunikimi me qytetarët erdhi si rrjedhojë e protestës së vazhdueshme të qytetarëve, që sipas Ramës, s’janë dëgjuar dhe janë shpërfilluar nga funksionarët.

“Dëgjesat janë kusht për përgjigje, do jemi të gjithë aty ku kërkon Prania Besnike”, shprehet kryeministri mes të tjerash.

Ndërkohë në shërbim të qytetarëve është dhe platforma ‘PasqyrëAlbania’, e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në Pogradec. Platforma do të funksionojë përmes dy sektorëve, “Flamingo Albania” dhe “Radar”.

“Flamingo Albania” do të mbledhë të gjitha problematikat e qytetarëve që nuk kanë marrë zgjidhje nga administrata. Ankesat dhe kërkesat do të kalojnë në këtë sistem për t’u adresuar tek institucionet përgjegjëse. “Radar” do të shërbejë për gjurmimin e tyre në kohë reale se ku ndodhet ankesa, cili institucion po e trajton dhe në çfarë faze është zgjidhja e saj.

Synimi është që problematikat e qytetarëve të marrin zgjidhje brenda dy javësh.

Lini një koment