Friday, 18 September 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveFoda publikon listën e Dardanëve, dy prurje te reja

Foda publikon listën e Dardanëve, dy prurje te reja





September 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30

September 18, 2026

Foda publikon listën e Dardanëve, dy prurje te reja


Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për katër ndeshjet e Dardanëve në kuadër të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Në listën e Fodës janë përfshirë edhe dy futbollistë të rinj, Erblin Osmani, pjesë e Bayern Munich dhe Dion Kaçuri, i cili është i huazuar nga Baseli te Austria Lustenau.

Kosova do t’i zhvillojë sfidat e radhës ndaj Irlandës, më 24 shtator në “Fadil Vokrri”, ndaj Austrisë, më 27 shtator në Vjenë, ndaj Izraelit në Debrecen, më 1 tetor dhe ndaj Austrisë, më 4 tetor në “Fadil Vokrri”.

Konferenca për media e përzgjedhësit Franco Foda do të mbahet, të hënën, më 21 shtator 2026, në orën 12:00, në hotel “Emerald” në Prishtinë, kurse në të njëjtën ditë, në orën 17:00, do të mbahet stërvitja e parë e Dardanëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Leave a Reply

Lini një koment