Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Zack Snyder kundërpërgjigjet pas kritikave brutale për “The Last Photograph” në TIFF: “Nuk jam fashist”

Zack Snyder kundërpërgjigjet pas kritikave brutale për “The Last Photograph” në TIFF: “Nuk jam fashist”

Filmi më i ri i regjisorit amerikan Zack Snyder, “The Last Photograph”, pati premierën botërore në Toronto International Film Festival (TIFF) 2026, por pritja ishte larg asaj që pritej. Filmi, që ndjek një ish-agjent të DEA-s në kërkim të mbesës dhe nipit të tij pasi prindërit e tyre vriten — me ndihmën e një fotografi lufte të varur nga droga, i cili ishte dëshmitar i krimit — u përball me kritika brutale pas shfaqjes së parë.

Përgjigjet pas premierës e cilësuan filmin si “overstuffed” (të mbingarkuar), “undercooked” (të papjekur) dhe madje “f—ing putrid” (jashtëzakonisht i keq). Ndërkohë, komentet online shkuan edhe më tej, duke e akuzuar regjisorin për “fashizëm” dhe “homofobi”.

Snyder u përgjigj në një intervistë për Variety-në, pa i fshehur ndjenjat: “Në sallë ishin vetëm 1,200 njerëz dhe ka mijëra komente… Më shumë klikime merr ‘Urrej Zack Snyder-in! Ai është fashist!’ sesa ‘E pashë filmin dhe ishte fain.’ Dhe padyshim, unë NUK jam fashist.”

Regjisori kujtoi se nuk është hera e parë që përballet me akuza të tilla. Në vitin 2007, gjatë premierës së “300” në Festivalin e Berlinit, përjetoi diçka të ngjashme: “Kishte diskutim të menjëhershëm rreth filmit, të gjithë fishkëllinin dhe dilnin nga salla.” Sa i përket “300”-s, ai insiston edhe sot: “Është një nga filmat më gay që janë bërë ndonjëherë.”

Foto: Wikimedia Commons (CC BY-SA 4.0)

Burimi: Entertainment Weekly

Lini një koment