Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaFOKUS – Çmimi i naftës bie për të katërtën ditë radhazi, rriten përpjekjet për bisedime SHBA-Iran

FOKUS – Çmimi i naftës bie për të katërtën ditë radhazi, rriten përpjekjet për bisedime SHBA-Iran

NJU JORK, 21 shtator /ATSH-DPA/- Çmimi i naftës ka rënë për të katërtën ditë radhazi, ndërsa tregjet po ndjekin nga afër përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës mes SHBA-së dhe Iranit.

Çmimi i një fuçie nafte “Brent”, që përmban rreth 159 litra naftë të papërpunuar, ra sot në mëngjes me 1,75%, duke arritur në 102,05 dollarë. Çmimi i referohet naftës që do të dorëzohet në muajin nëntor.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha gjatë fundjavës për televizionin “Fox News” se “me shumë gjasa” është i gatshëm të takohet me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian gjatë kësaj jave në Nju Jork, në kuadër të takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Trump pritet gjithashtu të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping dhe mund të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të vendeve të Gjirit Persik.

Ndërkohë, luftimet e ashpra në Jemen mes rebelëve Houthi dhe forcave të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, vazhdojnë të rrezikojnë transportin detar në Ngushticën Bab al-Mandabit dhe Detin e Kuq.

Kjo është një rrugë shumë e rëndësishme për kalimin e anijeve tregtare dhe transportin e naftës.

Në SHBA, presidenti Donald Trump ka nënshkruar një ligj të miratuar nga Kongresi që vendos sanksione të reja dhe të gjera ndaj Rusisë.

Përveç masave ndëshkuese ndaj politikanëve dhe kompanive ruse, paketa e re përfshin edhe sanksione ndaj eksporteve ruse të naftës dhe gazit.

Rusia i përdor të ardhurat nga shitja e këtyre produkteve, për të financuar luftën kundër Ukrainës. /

Lini një koment