Djali i modeles së njohur Cindy Crawford ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare
Djali i modeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rand Gerber, Presley, ka vdekur në moshën 27-vjeçare, sipas raportit të një mjeku ligjor në Los Angeles.
Raporti tha se Gerber vdiq në një qendër rehabilitimi, por detaje të mëtejshme mbi shkakun e vdekjes nuk janë të disponueshme në këtë kohë, raportoi sot ABC.
Gerber, vëllai i modeles dhe aktores Kaya Gerber, merrej me modelim dhe në moshën 15 vjeç nënshkroi një kontratë me agjencinë “IMG Models”. Ai eci në pistat gjatë javëve të modës për shtëpitë e modës “Moschino” dhe “Dolce & Gabbana”, dhe gjithashtu mori pjesë në fushata për “Calvin Klein”, “Celine” dhe marka të tjera.
Ai foli hapur për problemet me shëndetin mendor dhe abuzimin me drogën , si dhe për trajtimin pasi u akuzua për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit në vitin 2019.
Gjatë vitit 2024, ai publikoi një seri videosh të quajtura “Të hënat e shëndetit mendor”.
Motra e tij, Kaia Gerber, foli për betejën publike të vëllait të saj me varësinë në një intervistë për Vogue muajin e kaluar dhe e lavdëroi atë që foli hapur për problemet e tij. Gerber shtoi se prindërit e saj ishin shumë privatë për pjesën më të madhe të jetës së tyre dhe nuk i ndanë problemet familjare publikisht, ndërsa vëllai i saj zgjodhi të fliste hapur për to.