Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaPEKIN – Kina konfirmon vizitën e Xi Jinping në SHBA

PEKIN – Kina konfirmon vizitën e Xi Jinping në SHBA

PEKIN, 21 shtator /ATSH-DPA/- Kina ka konfirmuar vizitën shtetërore të presidentit Xi Jinping në SHBA, nga 23 deri më 25 shtator, me ftesë të homologut të tij amerikan, Donald Trump.

Trump e ftoi Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator, gjatë vizitës së tij në Pekin në mesin e muajit maj.

Kjo do të jetë vizita e parë e Xi Jinping në SHBA që nga viti 2023.

Atëherë, ai udhëtoi në Kaliforni për samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), ku u takua me paraardhësin e Trump, Joe Biden.

Gjithashtu, në vitin 2017 Trump e priti Xi Jinping, në rezidencën e tij Mar-a-Lago, në Florida.

Ndërsa vizita e fundit shtetërore e Xi-së në SHBA, me një pritje zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, ishte në vitin 2015.

Gjatë vizitës, pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme, përfshirë mosmarrëveshjet tregtare dhe tarifat doganore mes SHBA-së dhe Kinës, sigurinë në përdorimin e inteligjencës artificiale, si dhe konfliktet ndërkombëtare, mes tyre lufta mes Iranit dhe SHBA-së dhe lufta e Rusisë në Ukrainë. /

Lini një koment