Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaGjendet mjet shpërthyes në Prizren, intervenon njësiti i deminimit të FSK-së

Gjendet mjet shpërthyes në Prizren, intervenon njësiti i deminimit të FSK-së

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të dielën në rrugën “Destan Billusha” në Prizren, duke vënë në lëvizje njësitet policore dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 15:00. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin për të shmangur çdo rrezik për qytetarët.

Pas vlerësimit të situatës, në terren ka intervenuar njësiti i specializuar për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka tërhequr në mënyrë të sigurt mjetin e dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka raportime për të lënduar dhe se po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Fotoja është ilustruese (arkiv).

Burimi: KosovaPress

Lini një koment