E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Përleshje në Prishtinë: tre të arrestuar, dy përfundojnë në QKUK

Përleshje në Prishtinë: tre të arrestuar, dy përfundojnë në QKUK

Tre persona janë përfshirë në një përleshje fizike të dielën në mbrëmje në Prishtinë, njoftoi Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas raportit, incidenti ndodhi rreth orës 19:50. Gjatë përleshjes, dy nga personat e përfshirë pësuan lëndime trupore dhe u dërguan për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit, njëri prej personave të përfshirë është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Fotoja është ilustruese (arkiv).

Burimi: KosovaPress

Lini një koment