Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVrasja në Sarandë, ministri Demo mbledh krerët e Policive në qarqe! ‘Shkrin’ drejtuesit e Komisariatit dhe ngre

Vrasja në Sarandë, ministri Demo mbledh krerët e Policive në qarqe! ‘Shkrin’ drejtuesit e Komisariatit dhe ngre

Krimi ka vënë në lëvizje edhe autoritetet më të larta të vendit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar një takim urgjent me drejtuesit e policisë në qarqe, ku fokusi kryesor ka qenë ekzekutimi i Artan Murtajt ditën e djeshme në qendër të qytetit të Sarandës.

Gjatë takimit me krerët e policisë, ministri Demo ka urdhëruar shkrirjen e plotë të zinxhirit drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë, për shkak të ngjarjeve të njëpasnjëshme kriminale të regjistruara në atë zonë.

Gjithashtu, kreu i Ministrisë së Brendshme vendosi krijimin e një Task Force të posaçme të përbërë nga 10 efektivë e hetues, të cilët do të stacionohen në Sarandë me detyrë të drejtpërdrejtë hetimin e krimeve dhe zbardhjen e ngjarjeve të fundit.

Gjatë komunikimit me Kryedrejtoren e Policisë së Shtetit, ministri kërkoi gjithashtu marrjen e masave urgjente për rritjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe hartimin e një plani të detajuar masash për kontrollin e territorit në nivel vendi.

Lini një koment