Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaProtesta për katërshën e UÇK-së, Rama: Nuk mundet një vlerë kombëtare të kriminalizohet nga asnjë arsye

Protesta për katërshën e UÇK-së, Rama: Nuk mundet një vlerë kombëtare të kriminalizohet nga asnjë arsye

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar marshit protestues të organizuar nga studentët kundër dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë, duke deklaruar se UÇK-ja është vlerë kombëtare që nuk mund të kriminalizohet për asnjë arsye.

Rama tha se katërshja e UÇK-së është akuzuar në mënyrë disproporcionale, duke theksuar se UÇK-ja ishte përgjigja e të gjithë popullit ndaj spastrimit etnik, shtypjes dhe dhunimeve të kryera gjatë luftës. “Në mënyrë disproporcionate janë akuzu krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime… Nuk mundet një vlerë kombëtare të kriminalizohet nga asnjë arsye. Për këtë arsye sheshet e kryeqytetit janë gjithmonë të hapura dhe në përkrahje të çdo proteste që mbron vlera kombëtare,” u shpreh ai.

Ai u bëri thirrje institucioneve dhe partive politike që të tejkalojnë dimensionin partiak dhe të krijojnë unitet kombëtar. “Bëj thirrje të gjitha institucioneve, partive… kjo duhet të shfrytëzohet për një unitet kombëtar,” tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama nderoi të rënët, heronjtë dhe dëshmorët që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, duke thënë se shumë prej tyre dhanë jetën për të mbrojtur familjen, shtetin dhe të ardhmen.

Burimi: KosovaPress

Lini një koment