E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiFormula 1/ Antonelli: Euforik? Për të përmirësuar pikat e dobta kam provuar 150 herë startin!

Formula 1/ Antonelli: Euforik? Për të përmirësuar pikat e dobta kam provuar 150 herë startin!

Kimi Antonelli jo gjithmonë është me këmbën në gaz. Piloti i talentuar i Mercedes kur flitet për eufori “frenon” ashpër dhe u kthen përgjigje kritikëve duke u treguar detaje nga stërvitja e tij.

“A më ka ndryshuar jeta? Jeta ime jo, por ambienti që më rrethon po. Ka qenë diçka e bukur dhe e kam shijuar, por me kaq mjafton. Duhet të përqëndrohem në pistë”, rrëfen piloti italian në një intervistë për “Corriere della Sera”.

Për 19-vjeçarin rëndësi të madhe ka limitimi i pikave të dobta. Ai tregon se sa shumë ka punuar për të rikuperuar mangësitë që kishte në start.

“Sa nisje kam provuar? Shumë. Mund të kem bërë rreth 100-150 nisje në simulator. Kam bërë aq shumë prova sa kisha dhimbje në krah. Kam punuar bashkë me ekipin dhe kemi bërë edhe ndryshime në levën e freksionit. Mendoj se do të jenë gati për Çmimin e Madh në Kanada”, tregon Antonelli.

Lini një koment