Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaAbelard Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe besimplotë se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë

Abelard Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe besimplotë se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka vizituar sot ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Tahiri ka thënë se takimi këtë herë ishte ndryshe, pas aktgjykimit të 16 shtatorit, të cilin e cilësoi të padrejtë: “U mërzita shumë kur e takova Presidentin pas vendimit të padrejtë. E megjithatë, ai ishte i qetë, i fortë dhe i sigurt. Me besimin se drejtësia do të triumfojë dhe se Apeli do ta korrigjojë këtë padrejtësi”, shkroi Tahiri në Facebook.

Ai bëri të ditur se Thaçi u ka dërguar të fala qytetarëve të mbledhur në sheshin e Prishtinës: “Ai ju dërgon të fala nga zemra, secilit prej jush që jeni në sheshin e Prishtinës dhe që u bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë”.

Tahiri falënderoi pjesëmarrësit për qëndresën, solidaritetin dhe mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale në Hagë dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me 25 vjet burgim secilin, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet — duke llogaritur edhe kohën e qëndrimit në paraburgim.

Burimi: KosovaPress

Lini një koment