Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›E rëndë, kishte ardhur nga Londra për pushime në Jalë, humb jetën 32-vjeçarja

E rëndë, kishte ardhur nga Londra për pushime në Jalë, humb jetën 32-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Jalë, ku një 32-vjeçare, e cila kishte ardhur për të pushuar në Himarë dhe ishte akomoduar në një hotel, ka humbur jetën pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas informacionit paraprak të policisë, 32-vjeçarja me inicialet I. R., lindur në Londër, Mbretërinë e Bashkuar, kishte kërkuar ndihmë në recepsionin e hotelit pasi nuk ishte ndier mirë.

Stafi i hotelit e ka transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, por pavarësisht ndihmës së dhënë, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Nga verifikimet paraprake të mjekëve dyshohet se vdekja ka qenë natyrale, pasi e reja kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht me frymëmarrjen dhe diabetin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për të përcaktuar plotësisht shkakun e vdekjes.

Lini një koment