Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Gjakovës. Vendimi është marrë gjatë një inspektimi në kantier, ku inspektorët kanë konstatuar parregullësi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, punimet në këtë objekt do të mbeten të ndaluara derisa të eliminohen të gjitha mangësitë e evidentuara dhe të krijohen kushte të sigurta për zhvillimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës thekson se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.
Parregullsitë e konstatuara lidhen me mungesën e masave mbrojtëse për punëtorët, një problem që Inspektorati e has shpesh në objektet e ndërtimit në të gjithë vendin.
Burimi: Klan Kosova