Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaNJU JORK – Macron: Franca dhe SHBA-ja do të ndërmarrin veprime të përbashkëta për Hormuzin dhe Ukrainën

NJU JORK – Macron: Franca dhe SHBA-ja do të ndërmarrin veprime të përbashkëta për Hormuzin dhe Ukrainën

NJU JORK, 22 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se Franca dhe SHBA-ja kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për të ulur tensionet në Ngushticën e Hormuzit dhe për të mbrojtur infrastrukturën civile në Ukrainë.

Pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, Macron shkroi në rrjetin X se të dy vendet do të ndërmarrin hapa të përbashkët për të ulur tensionet në tregjet e energjisë, si dhe për të mbrojtur infrastrukturën e rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Përsa i përket Ukrainës, Macron tha se Franca dhe SHBA-ja do të bashkojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, për ndalimin e përkohshëm të sulmeve ndaj objekteve energjetike dhe infrastrukturës civile.

Ai theksoi se popullsia civile, duhet të mbrohet dhe se duhet të nisin sa më shpejt negociatat serioze për kushtet e një paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Macron nuk dha detaje se çfarë masash konkrete kanë rënë dakord të marrin Franca dhe SHBA-ja për Lindjen e Mesme apo Ukrainën.

Trump dhe Macron pritet të mbajnë fjalimet e tyre sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku pritet të marrin pjesë rreth 120 liderë botërorë. /

Lini një koment