Nata e shtatë e protestës “Jo në emrin tim”: Rame Lahaj në mesin e folësve sonte në Sheshin Skënderbeu
Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte, më 22 shtator 2026, për natën e shtatë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mesin e folësve të mbrëmjes së sotme do të jenë tenori i njohur dhe veterani i luftës çlirimtare Rame Lahaj, organizatori i protestës Çlirim Haziri, studenti Endi Tahiri, artisti Isah Mustafa dhe nxënësi Gentian Selimi.
Tubimi do të nisë në ora 21:00, me qytetarë që priten të mblidhen sërish në shesh për të shprehur kërkesat për drejtësi.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me kërkesa për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Burimi: Klan Kosova
https://klankosova.tv/rame-lahaj-ne-mesin-e-folesve-te-nates-se-7-te-te-1protestes