Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosova“Liria ka Emër” kërkon mbledhje të përbashkët urgjente të qeverive të Kosovës e Shqipërisë pas aktgjykimit të Hagës

“Liria ka Emër” kërkon mbledhje të përbashkët urgjente të qeverive të Kosovës e Shqipërisë pas aktgjykimit të Hagës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë që të mbajnë urgjentisht një mbledhje të përbashkët, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thirrja u bë publike përmes përfaqësuesit të platformës, Ismail Tasholli, i cili theksoi se mbledhja e përbashkët duhet të ketë vetëm një pikë në rendin e ditës: mbështetjen institucionale për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe sigurimin e financimit të nevojshëm për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të saj.

“Koha e deklaratave ka kaluar, tash është koha e veprimeve… Nuk kemi më kohë për lojëra politike të tekeve elektorale, duhet të jemi bashkë dhe shumë serioz”, tha Tasholli.

Ai kujtoi edhe mesazhin e ardhur nga Shqipëria, ku u miratua një deklaratë për Kosovën dhe Elisa Spiropali ngriti nevojën për krijimin e një fondi të përbashkët për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas platformës “Liria ka Emër”, reagimi i dy qeverive shqiptare duhet të jetë i përbashkët, i koordinuar dhe i mbështetur në hapa konkretë institucionalë, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment