Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaKërkohet njohja e Thaçit, Veselit dhe Selimit si të burgosur politikë

Kërkohet njohja e Thaçit, Veselit dhe Selimit si të burgosur politikë

Një kërkesë zyrtare për nisjen e procedurës për njohjen e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi si të burgosur politikë i është drejtuar Shoqatës së të Burgosurve Politikë. Letrën ia ka adresuar kryetarit të Shoqatës, Shefik Sadiku, Kushtrim Nijazi Kadriu, familjar i një ish-të burgosuri politik.

Në kërkesë thuhet se procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i motivuar politikisht. Sipas letrës, mënyra e zhvillimit të këtij procesi ka ngritur shqetësime serioze për drejtësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës Speciale.

Kadriu i kërkon Shoqatës që çështjen ta trajtojë me seriozitetin e duhur dhe të ndërmarrë të gjitha hapat institucionalë që janë në kompetencën e saj, duke theksuar kontributin e veçantë të Thaçit, Veselit dhe Selimit në luftën çlirimtare dhe në krijimin e Republikës së Kosovës.

Si kontekst, Jakup Krasniqi njihet si ish-i burgosur politik, ndërsa nga Dhomat e Specializuara në Hagë u dënua me 25 vjet burgim.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment