Drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni iu dorëzohet autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën për zbatimin e masës së GJKKO-SPAK
Ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni sipas raportimit të mediave, ka hyrë në territorin shqiptar sot dhe iu dorëzua autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën, për zbatimin e masës së SPAK e GJKKO.
Për Hysenin, SPAK ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ajo akuzohet për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Nxjerrje e sekretit shtetëror”.
Vlora Hyseni ka mbërritur në kufirin e Shqipërisë rreth orës 19:00, pasi është marrë nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Morinës. Sipas verifikimeve të kryera nga policia, Hyseni gjatë ditës së sotme ndodhej në Prishtinë, Kosovë.
Gjatë ditës së sotme Vlora Hyseni ka qenë në Prishtinë, por nuk ka njoftuar autoritetet për këtë. Në momentin kur ka mësuar se pala shqiptare ka kërkuar ndihmën e palës kosovare për kërkime nëse ishte në territorin e Kosovës apo jo Vlora Hyseni, atëherë ajo ka marrë kontakt me palën kosovare ka kërkuar që ta eksportojnë.
Pas përfundimit të vizitës, Hyseni është kthyer në Kosovë dhe, sipas të dhënave paraprake, ka kërkuar ndihmën e autoriteteve kosovare për t’u eskortuar drejt pikës kufitare të Morinës, ku më pas është marrë nga autoritetet shqiptare. Pas mbërritjes në Shqipëri, procedurat vijojnë sipas vendimit të autoriteteve kompetente, informon TCH.
Brenda ditës së sotme pritet që Hyseni të shkojë në banesën e saj, ku do t’i komunikohet masa përkatëse. Ndërkohë, brenda 48 orëve pritet të zhvillohet seanca gjyqësore, gjatë së cilës do të vlerësohet masa e sigurisë.
Në këtë seancë pritet t’i komunikohet zyrtarisht masa e kërkuar nga autoritetet, ndërsa pala gjyqësore do të paraqesë edhe provat.
Përpos Hysenit, SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Hetimet ndaj tyre po kryhen në kuadër të dosjes së AKSHI-t.
Po për këtë dosje janë arrestuar edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Pas bërjes publike të akuzave, kryeministri Rama njoftoi se do shkarkonte nga detyra Hysenin.