“Realitet i dhimbshëm”- Deputetja socialiste Iris Luarasi në krah të Egla Cenos pas mesazhit kërcënues!
Pasi aktorja Egla Ceno bëri publike se ka marrë një mesazh kërcënues dhe ka kallëzuar rastin në polici, pas pjesëmarrjes së saj në protestën kundër qeverisë, ka reaguar deputetja socialiste Iris Luarasi.
Nëpërmjet një deklarate të fortë publike, Luarasi ka shprehur solidaritetin e plotë me Cenon, duke e cilësuar kërcënimin me përdhunim si një akt dhune të papranueshëm që nuk mund të justifikohet nën petkun e debatit politik.
Luarasi, e cila ka ndarë gjithashtu përvojat e saj personale me kërcënime të ngjashme në rrjetet sociale, theksoi se frika e përjetuar nga një mesazh i tillë është një realitet i dhimbshëm që prek sigurinë e vetë individit dhe familjes.
Ajo vuri në dukje se urrejtja e verbër e shndërron gruan në objekt dhe kërcënimet e rënda në një formë të të shprehurit mendim, një qasje që sipas saj rrezikon të normalizojë dhunën në shoqëri.
