Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorParashikimi i Superkompjuterit për Serie A: Interi favorit, Juventus në Champions, Milan dhe Napoli…

Parashikimi i Superkompjuterit për Serie A: Interi favorit, Juventus në Champions, Milan dhe Napoli…

Tashmë të gjitha kampionet janë në periudhë pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në Nations League dhe kështu në këtë pikë në botën e futbollit nis të imagjinojë sesi si do të shkojnë gjërat.

Në Itali është bërë një gjë e tillë teksa iu janë drejtuar Superkompjuterit ose thënë më sakte programit Predictor Opta.

Është ky në model që llogarit përqindjet e skuadrave që do mbyllin kampionatin në një pozicion të caktuar, një llogaritje që bazohet te kuotat e kompanive të basteve dhe te Opta Poëer Rankings, parametra që mbajnë në konsiderarë paraqitjet historike dhe të viteve të fundit të skuadrave.

Dhe duket se tabela e algoritmit i ka idetë e qarta; Inter është superfavorit për të fituar titullin kundrejt Romës, ndërsa Como dhe Juventusi janë gati të zënë dy vendet e tjera në Champions League me Milanin që është skuadra e parë që mbetet jashtë zonës së kompeticionit të trofeut me veshë të mëdhenj. Kurse Napoli parashikohet të mbyllë në vendin e 7 pas Lazios. Në zonën e rënies nga kategoria shihet Venezia me Genoan dhe Parmën që janë skuadrat që rrezikojnë më shumë.

Përsa iu përket verdikteve që vijnë nga Expected Points (Xpts), pikët e mundshme të fituara në bazë të rasteve të shënimit të krijuara dhe të pësuara. Në këtë pikë, Inter parashikohet me një kuotë mbi 78 pikë me rreth 45% mundësi të fitores së titullit dhe me 88% mundësi për të qenë mes 4 skuadrave të para.

Roma, e dyta me 73 pikë sipas Opta dhe 73% për të qenë në zonën Champions, ndërsa shpresat për titullin janë 22%. Më mirë se Como që është në vendin e tretë me 67 pikë të parashikuara, 10% shanse për titullin dhe 52% për të qenë mes 4 më të mirave. Sipas parashikimeve, skuadra e Fabregas lë pas Juventusin në vendin e katërt me 67 pikë të mundshme dhe vetëm 8.91% mundësi për titullin. Por bardhezinjtë gjithsesi mbeten para Milanit dhe Lazios.

E dhëna që duket më e pabesueshme, ndoshta edhe për shkak të startit të ngadaltë të sezonit është ajo e Napolit. Opta e pozicionon në vendin e 7 me më pak se 3% shanse për titullin dhe 28.9% për pozicionimin në zonën Champions. Duke vijuar më tej, plotësojnë dhjetëshen më të mirë Atalanta, Cagliari e Sassuolo.

Përsa i përket luftës për mbijetesë, Venezia që nuk ka asnjë pikë pas 5 ndeshjeve të para, është ajo që rrezikon më shumë rënien nga kategoria me Optan që i jep 73.52% mundësi për t’u kthyer në Serie B. Më pas janë Genoa me 41% dhe Parma me 38%, ndërkohë Superkompjuteri parashikon një qëndrim të Monzaz dhe Lecces në Serie A me respektivisht 36,85% dhe 28,36%.

Lini një koment