Sinqeriteti i Reijnders: Pse në Arabi? Nuk dua të punoj më, edhe nipat e mi do të jetojnë mirë!
“Nuk dua të punoj më pas karrierës sime. Kur firmosa për Manchester City, e dija që nuk do të kisha më nevojë, kurse tani, me kontratën në Arabi, mund të garantoj edhe gjeneratat e ardhshme të familjes sime”.
Kjo është deklarata e sinqertë e ish-lojtarit të Milanit, Tijani Reijnders. Ai është grumbulluar me Holandën për ndeshjet e Nations League dhe në një intervistë ka folur shumë hapur, pa diplomacy, kur është pyetur pse zgjodhi të shkojë të luajë në Arabi. Nga kontrata e re katërvjeçare ai mund të përfitojë në total rreth 100 milionë euro.
“Nëse edhe nipat e mi mund të jetojnë shumë mirë falë kësaj zgjedhjeje, pse nuk duhet ta bëja?” – është shprehur më tej mesfushori holandez.