Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaU gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

Kreu i Avokatisë së Shqipërisë Maks Haxhia ka mbajtur sot më 23 shtator një konferencë për mediat, në lidhje me gjobat e GJKKO-së për avokatët që kanë bojkotuar seancat, pas rregullores së re.

Haxhia u shpreh se për këtë problem i janë drejtuar edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, por se nuk kanë pasur asnjë përgjigje nga ky institucion.

Kreu i Avokatsisë së Shqipërisë Maks Haxhia: I jemi drejtuar edhe KLGJ-së për këtë problem dhe nuk ka pasur asnjë përgjigje.

Gjobat ne do i ankimojmë. Kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet e drejtësisë për gjobat që na kanë vendosur. Nuk mund të prevalojë një rregullore, që nuk është për ne. Është një rregullore, që nuk përshtatet me ligjin. Edhe në rast se gjobat qëndrojnë, do i mbulojë Dhoma e Avokatisë. Ne do e ndjekim situatën nga ana ligjore.

Kujtojmë se avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore, pas rregullores së re të GJKKO-së, që ndalon celularët në gjyqe. Pas bojkotit, Gjykata e Posaçme është përgjigjur, duke “u hakmarrë” e duke vendosur gjoba për avokatët.

Edhe pse avokatët dhe shoqatat e gazetarëve shprehen se ndalimi i celularëve në seanca është një praktikë e gabuar, GJKKO deklaron se i qëndron kësaj rregulloreje.

Lini një koment