Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaKanosi turisten me thikë për t’i marrë çantën, arrestohet 41 vjeçari në Tiranë

Kanosi turisten me thikë për t’i marrë çantën, arrestohet 41 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës, pasi u njoftua për një vjedhje me dhunë të ndodhur një ditë më parë në Liqenin Artificial, kanë nisur hetimet për të zbardhur rastin.

Si rezultat, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit J. S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur me dhunë çantën me sende personale shtetases gjermane, duke e kanosur me thikë.

Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë dorëzuar 50-vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”

Lini një koment