Hakimi në telashe, duhet të mbrohet në gjykatë ndaj një akuze për përdhunim
Achraf Hakimi do të duhet të mbrohet në gjykatë ndaj një akuze për përdhunim. Gjykata e Kasacionit në Francë ka urdhëruar mbrojtësin e krahut të PSG-së që të dalë në gjyq për akuzën e përdhunimit.
Futbollisti maroken – ish-lojtar i Interit – përballet me akuza për përdhunim të ngritura nga një grua e re, në lidhje me një incident të ndodhur në shkurt të vitit 2023.
Ndonëse data e gjyqit nuk është caktuar ende, pritet që lojtari të paraqitet në gjykatë në shkurt të vitit 2027.