Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaRutte në Iowa: Garda Kombëtare e Iowas po e mbështet dhe trajnon FSK-në përmes KFOR-it

Rutte në Iowa: Garda Kombëtare e Iowas po e mbështet dhe trajnon FSK-në përmes KFOR-it

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka qëndruar në Iowa të Shteteve të Bashkuara, ku ka zhvilluar një bisedë për të ardhmen e NATO-s, në të cilën mori pjesë edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në NATO, ambasadori Matthew G. Whitaker.

Rutte foli për angazhimet e Aleancës në botë, ku u përmend edhe misioni paqeruajtës në Kosovë.

“Së bashku, ne ndihmojmë në ruajtjen e paqes në Kosovë – një shtet partner i Iowas, ku, siç e di, pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Iowas kanë ofruar mbështetje dhe trajnime të rëndësishme për Forcën e Sigurisë së Kosovës përmes KFOR-it”, ka thënë Rutte.

Shefi i NATO-s e quajti SHBA-në vend të mrekullueshëm dhe falënderoi Iowan për punën që po bën në Kosovë dhe në KFOR.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment