Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaPDK mirëpret vendimin e Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet menjëherë dhe të votojë Projektligjin për Specialen

PDK mirëpret vendimin e Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet menjëherë dhe të votojë Projektligjin për Specialen

Partia Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesat e saj për konstituimin e Kuvendit dhe themelimin e Qeverisë. Sipas njoftimit të PDK-së, vendimi i jep përgjigje shqetësimeve për tejkalimin e afateve kushtetuese dhe nevojën për institucione funksionale.

“Që nga muaji gusht, PDK ka kërkuar përmbylljen e konstituimit të Kuvendit. Vonesat e njëpasnjëshme kanë penguar ushtrimin e përgjegjësive të tij dhe kanë zgjatur pasigurinë institucionale në një kohë kur qytetarët presin vendime për çështjet me rëndësi për vendin”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

PDK-ja kërkon zgjidhjen e krizës përmes funksionalizimit të institucioneve. “Kosova ka nevojë për një Kuvend që punon, për vendimmarrje dhe për institucione që mbajnë përgjegjësi para qytetarëve”, thekson njoftimi.

Sipas PDK-së, Kuvendi i ka edhe 13 ditë për ta përmbyllur procesin e konstituimit, për ta votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, për ta zgjedhur Presidentin dhe për t’i shmangur zgjedhjet e parakohshme e të panevojshme.

PDK-ja ka bërë thirrje që Kuvendi të mblidhet menjëherë, me Projektligjin për Dhomat e Specializuara si pikën e parë të rendit të ditës. “Për PDK-në, votimi i kësaj nisme ligjore është prioritet kombëtar në përpjekjen për drejtësi, për mbrojtjen e vlerave të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për respektimin e sakrificës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, thuhet në fund të njoftimit.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment