Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaDeda: Gjykata Kushtetuese e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor

Deda: Gjykata Kushtetuese e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor

Analisti politik Ilir Deda ka deklaruar, përmes një postimi në Facebook, se Gjykata Kushtetuese e ktheu në binarë ligjshmërie procesin e konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve.

“Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor”, shkroi Deda në reagimin e tij.

“Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë – më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit”, shtoi analisti politik.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje u akuzua nga disa parti opozitare se po tenton ta shtyjë datën e zgjedhjeve deri në fund të dhjetorit.

Me vendimin e sotëm, Kushtetuesja tha se Kuvendi është i konstituuar, por jashtë afatit kushtetues. Afati për zgjedhjen e presidentit mbaron më 6 tetor dhe ka nisur të rrjedhë nga 8 gushti, ndërsa formimi i Qeverisë më 13 shtator është kushtetues.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment