KED miraton pesë kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, ndalon kandidimin e Brunilda Barës
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka lejuar vijimin e kandidimit të Alban Toros, Arta Vorpsit dhe Genci Gjonçajt për postin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.
Në të njëjtën mbledhje, KED vendosi të ndalojë kandidimin e Brunilda Barës.
Pas këtij vendimi, numri i kandidatëve për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese shkon në pesë. Krahas Toros, Vorpsit dhe Gjonçajt, në garë mbeten edhe Jordan Daci dhe Naureda Llagami.
KED do të vijojë procedurat për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve, sipas kompetencave të parashikuara për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.