Tasholli: Vendimi i Hagës e goditi shtetësinë e Kosovës
Ismail Tasholli, nga platforma “Liria Ka Emër” që mbështet ish-liderët e UÇK-së në Hagë, ka thënë se shtetësia e Kosovës është goditur nga vendimi i Gjykatës Speciale kundër katër ish-liderëve të UÇK-së.
Në emisionin “DPT te Fidani” të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare ka pasur dorë në “flijimin” e katër burrave.
“Budallë s’mund të na bëjnë, sytë janë me pa… duhet ta themi të qartë, bashkësia ndërkombëtare ka marrë pjesë në flijimin e atyre katër njerëzve atje”, ka thënë Tasholli.
Ai ka shtuar se shpesh në emisione televizive u bën thirrje njerëzve të flasin “pa dorëza”, sepse situata është shumë e vështirë: “Kryqi i Kosovës është shumë i rëndë”.
Sipas Tashollit, është krijuar një lloj “çorodie” në të cilën askush nuk kërkon llogari nga ndërkombëtarët.
Burimi: Klan Kosova