Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaProtestuesit i kërkojnë ‘Dardanëve’ t’i bashkëngjiten protestës për ish-krerët e UÇK-së

Protestuesit i kërkojnë ‘Dardanëve’ t’i bashkëngjiten protestës për ish-krerët e UÇK-së

Protestuesit e platformës “Liria Ka Emër” po kërkojnë nga lojtarët e Kombëtares së Kosovës, të njohur si “Dardanët”, që t’i bashkëngjiten protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kreshnik Sopi, nga këshilli i protestave, ka konfirmuar për Klan Kosovën se disa anëtarë të platformës do të shkojnë në hotelin ku po qëndrojnë “Dardanët” për t’ua bërë personalisht këtë kërkesë dhe për t’i ftuar ata të bashkohen në protestën e sotme në Prishtinë.

Sipas Sopit, këtë kërkesë e kanë bërë edhe përmes emailit, por nuk kanë marrë përgjigje. Ai tha se do të kërkojnë që së paku kapiteni i Kosovës të marrë pjesë në protestë.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment