Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet masakër ndaj civilëve në Gaza (VIDEO)
Duke folur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në SHBA, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ndryshuar tonin e qëndrimit të Italisë ndaj luftës në Gaza, duke argumentuar se reagimi ushtarak izraelit pas sulmit të 7 tetorit ka tejkaluar kufijtë e proporcionalitetit, duke kaluar “vijën e kuqe”.
Kryeministrja italiane, pasi iu referua sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe nevojës për t’u përballur me terrorizmin, theksoi se operacioni ushtarak i Izraelit “e kaloi këtë vijë”, duke shkelur, siç tha ajo, rregullat e së drejtës humanitare dhe duke shkaktuar një “masakër civilësh”.
“Izraeli e ka “kaluar atë vijë”, ka shkelur normat humanitare dhe ka shkaktuar një “masakër civilësh”. Për rrjedhojë, Italia do të mbështesë sanksionet evropiane kundër Izraelit”, tha ajo.
Giorgia Meloni njoftoi se Italia do të mbështeste sanksionet e mundshme evropiane kundër Izraelit, duke shënuar një ndryshim në qasjen e qeverisë së saj, e cila konsiderohej si një nga më mbështetëset e Tel Avivit mes qeverive të mëdha evropiane.
Në të njëjtën kohë, kryeministrja italiane theksoi se Izraeli nuk mund të pengojë krijimin e një shteti të pavarur palestinez.
Pesha e deklaratës së Melonit, sipas analistëve politikë, lidhet edhe me faktin se Italia kishte mbajtur një nga qëndrimet më pro-izraelite mes shteteve kryesore të Evropës.
Italia kishte mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje pas sulmit të 7 tetorit, por kriza humanitare në rritje në Gaza ka bërë që disa qeveri evropiane të mbajnë një qëndrim më kritik ndaj operacioneve izraelite.
Në javët e fundit, ndërhyrje të ngjashme janë bërë nga udhëheqës të tillë si Mbreti Abdullah II i Jordanisë, Presidenti francez Emmanuel Macron, Emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministri britanik.
Deklarata e Melonit është një nga ndërhyrjet më të zëshme të qeverisë italiane mbi luftën në Gaza dhe pasqyron presionin në rritje mbi vendet evropiane për të marrë një rol më aktiv në adresimin e krizës humanitare.
Romës tani i kërkohet të balancojë ruajtjen e marrëdhënieve të saj me Izraelin me presionin ndërkombëtar për t’i dhënë fund armiqësive dhe për të rritur ndihmën humanitare për palestinezët.
🟥 𝐌𝐄𝐋𝐎𝐍𝐈 𝐀̀ 𝐋’𝐎𝐍𝐔 : «𝐈𝐒𝐑𝐀𝐄̈𝐋 𝐀 𝐅𝐑𝐀𝐍𝐂𝐇𝐈 𝐋𝐀 𝐋𝐈𝐆𝐍𝐄 𝐑𝐎𝐔𝐆𝐄». À la tribune de l’#UNGA81, Giorgia Meloni durcit nettement le langage italien sur Gaza. Après avoir rappelé le 7-octobre, elle affirme que la réponse militaire a dépassé le principe de… pic.twitter.com/WFynkANXjD