Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaOKB – Milei rikthen kërkesën e Argjentinës për ishujt Falkland dhe kritikon ashpër organizatën botërore

OKB – Milei rikthen kërkesën e Argjentinës për ishujt Falkland dhe kritikon ashpër organizatën botërore

NJU JORK , 23 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti i argjentinas, Javier Milei, sulmoi ashpër Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe përsëriti pretendimin e vendit të tij mbi ishujt Falkland, gjatë fjalimit të tij sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

”OKB-ja është shndërruar në një organizatë të padobishme, e cila shërben vetëm për të ushqyer një kastë parazitësh fatalisht arrogantë”, deklaroi Milei.

Presidenti argjentinas u përqendrua veçanërisht te mosmarrëveshja e gjatë mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe për sovranitetin mbi arkipelagun në Atlantikun e Jugut.

“Ishujt Falkland janë një çështje kombëtare për ne”, tha ai, ndërsa delegacioni britanik i ndoqi komentet e tij pa reaguar.

Në fjalimin e tij, Milei iu referua një rezolute të OKB-së të vitit 1976, e cila u bën thirrje Britanisë së Madhe dhe Argjentinës që ta zgjidhin mosmarrëveshjen përmes negociatave.

“Nuk mungojnë fjalët apo rezolutat; ajo që mungon është që ato të kenë pasoja”, u shpreh presidenti argjentinas.

Milei kritikoi gjithashtu zhvillimin e rezervave të naftës nga Britania e Madhe në territorin e diskutueshëm.

Projekti “Sea Lion”, i vendosur në pellgun verior të Falklandit, operon mbi bazën e licencave britanike, të cilat Argjentina i konsideron të paligjshme.

Presidenti argjentinas i bëri thirrje Londrës të rifillojë negociatat për të ardhmen e ishujve. /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment