Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaPolicia njofton për aktivitetet për trevjetorin e rënies së Heroit Afrim Bunjaku

Policia njofton për aktivitetet për trevjetorin e rënies së Heroit Afrim Bunjaku

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 24 shtator 2026 do të zhvillohen aktivitete përkujtimore me rastin e trevjetorit të rënies në krye të detyrës të Heroit Afrim Bunjaku.

Sipas agjendës së publikuar nga Policia, aktivitetet do të nisin në orën 10:00 me vizitë te familja e Heroit Afrim Bunjaku, në fshatin Samadrexhë të Komunës së Vushtrrisë.

Në orën 10:40 do të zhvillohen homazhe te varri i tij, po në Samadrexhë.

Ndërkaq, në orën 12:00, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, do të bëhet vendosja e gurthemelit të obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Aktivitetet do të përmbyllen në orën 20:00 me Akademinë Përkujtimore, e cila do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pjesëmarrja e mediave është e mirëseardhur për pasqyrimin e këtyre aktiviteteve përkujtimore. /Telegrafi/

Lini një koment