Për të tetën natë radhazi, qytetarët mbushin sheshin “Skënderbeu” në kundërshtim të vendimit të Speciales
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po mbahet nata e tetë me radhë e protestës “Jo në emrin tim”.
Protesta po zhvillohet në kundërshtim të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe këtë mbrëmje, protestuesit janë mbledhur në qendër të kryeqytetit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të shkallës së parë dhe për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Në shesh janë të vendosura pankarta dhe mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa “Jo në emrin tim” vazhdon të jetë slogani kryesor i protestës.
Tubimet në sheshin “Skënderbeu” kanë vazhduar tashmë për tetë net radhazi, duke mbledhur qytetarë që kundërshtojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara. /Telegrafi/
Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms