Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaZjarri shkrumbon objektin afarist në Kijevë: dëmet 300 mijë euro, pronarët fajësojnë vonesën e zjarrfikësve

Zjarri shkrumbon objektin afarist në Kijevë: dëmet 300 mijë euro, pronarët fajësojnë vonesën e zjarrfikësve

Një objekt afarist është përfshirë nga zjarri në Kijevë, duke u shkrumbuar plotësisht në flakë. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrin që përfshiu objektin, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë për ta lokalizuar.

Sipas pronarëve, për fat të mirë asnjë nga punëtorët nuk ka pësuar lëndime, por dëmet materiale janë të rënda dhe kapin shifrën e 300 mijë eurove. Objekti është shkatërruar pothuajse tërësisht, duke i lënë pronarët pa mjetet e punës.

Për përhapjen e shpejtë të flakëve dhe pamundësinë e lokalizimit të tyre në kohë, pronarët fajësojnë kushtet në të cilat punojnë zjarrfikësit. Ata thanë për Klan Kosova se intervenimi i zjarrfikësve erdhi rreth një orë me vonesë, çka i bëri dëmet edhe më të mëdha.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës janë dhënë vetëm informatat bazike rreth këtij rasti, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit pritet të vijojnë.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment