Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, arrestohet autori

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në kryeqytet, ku një 49-vjeçar me inicialet K.C. ka mbetur i plagosur me thikë në afërsi të shkollës së mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

K.C. është goditur disa herë në zonën e barkut dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është transportuar në spital, ku ndodhet në operacion.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes ndërkohë, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi T. N., 50 vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Njoftimi i policisë

“Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç. Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta. I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një koment